Emery: Ozil nuk e ‘meriton’ të jetë në ekipin e Arsenalit

  • 04 October 2019 - 08:43
Emery: Ozil nuk e ‘meriton’ të jetë në ekipin e Arsenalit

Unai Emery nuk e do në skuadër Mesut Ozilin.

Ai ka thënë se nëse Ozil ka pak minuta, sidomos këtë edicion – është për shkak të disa lojtarë tjerë janë më të mirë dhe s’mund t’i largojë nga 11-shja.

“Mundohem gjithmonë për secilën ndeshje të vendosi për lojtarët më të mirë që kem në skuadër për të na ndihmuar”, tha Emery për BT Sport.

“Kur vendosi që ai të mos jetë në skuadër, është për shkak se një lojtar tjetër meriton më shumë”.

“Të dielën kemi tjetër ndeshje dhe do të vazhdojmë në të njëjtën mënyrë”.

“11-shja më e mirë do të luajë të dielën për të na ndihmuar në ndeshjen e vështirë kundër Bournemouth. Do të vazhdojmë në këtë rrugë në çdo ndeshje”. 

(Kosova Sot Online)