Solskjaer: Dua ta kem Pogban gati për ndeshjen kundër Liverpoolit

  • 04 October 2019 - 14:12
Solskjaer: Dua ta kem Pogban gati për ndeshjen kundër Liverpoolit

Trajneri i Manchester Unitedit, Ole Gunnar Solskjaer, dëshiron ta ruajë mesfushorin Paul Pogban duke e pushuar në ndeshjen e së dielës kundër Newcastle pasi që dëshiron ta ketë në formën më të mirë të mundshme në përballjen me Liverpoolin.

Ish-ylli i Juventusi e ka nisur sezonin e ri 2019/20 me lëndime të shumta, të cilat e kanë limituar atë në vetëm gjashtë paraqitje në të gjitha garat për “Djajtë e kuq” këtë sezon.

26-vjeçari mungoi në tri ndeshje në shtator shkaku i një lëndimi të kyçit të këmbës e pastaj u kthye kundër Rochdale në Carabao Cup dhe kundër Arsenalit të hënën. Pas këtyre dy paraqitjeve, Pogba mungoi sërish në ndeshjen e mbrëmshme kundër Rochdale, pasi që iu paraqit sërish lëndimi në kyçin e këmbës.

Ndërkohë, Solskjaer nuk dëshiron ta nxitojë procesin rikuperues të Pogbas dhe për këtë arsye ai nuk do të luajë në ndeshjen e kësaj fundjavë, kundër Newcastle.

“Ai me siguri nuk do të jetë në dispozicion të dielën. Pas kësaj ndeshjeje vjen pushimi i ndeshjeve të ekipeve kombëtare, kështu që ky mund të jetë momenti i duhur për t’ia dhënë atij dhjetë apo 14 ditë shtesë për t’u përgatitur për Liverpoolin”, ka thënë Solskjaer.

Pogba s’është ftuar as nga trajneri Didier Deschamps për ndeshjet e ekipit kombëtar të Francës këtë muaj, për shkak të lëndimit të tij që e kishte mbajtur atë edhe jashtë ndeshjeve të kaluara të Francës. 

(Kosova Sot Online)