Rrëzim i frikshëm i Marquez në Tajlandë, përfundon në spital

  • 04 October 2019 - 14:38
Rrëzim i frikshëm i Marquez në Tajlandë, përfundon në spital

Ka nisur me momente frike dhe ankthi fundjava e Çmimit të Madh të Tajlandës për kampionin në fuqi të botës në Moto GP, Marc Marquez.

Spanjolli i cili nëse grumbullon 2 më pikë më shumë se Dovizioso në këtë garë do të shpallet zyrtarisht kampion bote për herë të 6-të në karrierë, është rrëzuar në mënyrë të frikshme pak minuta para fundit të provave të para të lira.

Një gabim në kthesën 7 bëri që Marquez të përfundonte jashtë piste me Repsol Hondan e tij që u shkatërrua plotësisht.

Në momentin që u çua, Marquez u dërgua me ambulancë në qëndrën mjekësore të cirkuitit dhe më pas në spitalin e Buriram për kontrolle të detajuara të këmbës së majtë dhe të shpinës.

Megjithatë lideri i kampionatit botëror nuk ka pësuar asnjë frakturë dhe me shumë gjasa do të jetë gati për provat zyrtare të së shtunës dhe për garën e kësaj të diele.

(Kosova Sot Online)