Shaqiri ndërton shtëpi të madhe në lagjen e superyjeve në Angli

  • 04 October 2019 - 14:54
Shaqiri ndërton shtëpi të madhe në lagjen e superyjeve në Angli

Në Hale të Anglisë, një orë larg me veturë nga Liverpooli, Xherdan Shaqiri është duke e ndërtuar për momentin një shtëpi të re të madhe.

Xherdan Shaqiri ka kontratë me Liverpoolin deri në verën e vitit 2023 dhe, përkundër spekulimeve për një transferim diku tjetër, duket se 27-vjeçari nuk synon të largohet nga atje.

Të paktën kështu lë të kuptohet shtëpia e tij e re, e cila po ndërtohet në një vend afër Liverpoolit, në Hale.

Ai është duke ndërtuar shtëpi në Alderley Edge, ku kanë jetuar edhe Cristiano Ronaldo, David Beckham, Mario Balotelli, Rio Ferdinand dhe shumë yje të tjerë të futbollit.

Për t’i mbikëqyrur punimet në shtëpinë e tij të re, Shaqiri e ka marrë me qira një shtëpi afër për një vit.

Këtë lajm e ka bërë të ditur vetë Shaqiri në një intervistë të dhënë për “Schweizer Illustrierte”.

“Unë jam i interesuar në prona të patundshme, i kam disa edhe në Zivcër. Unë mund ta imagjinoj veten duke punuar në këtë drejtim pas karrierës time”.

Edhe pse ai ka luajtur vetëm 11 minuta në këtë sezon, ai ndihet në këtë skuadër.

“Përveç faktit që do të më pëlqente të luaja më shumë, jam i lumtur në Liverpool. E kam një status të caktuar në këtë shtëpi sepse jam njëri ndër lojtarët me më së shumti përvojë. Mendoj se u përkas liderëve”.

(Kosova Sot Online)