Në mungesë të Mendy dhe Marcelos, Militao mund të luajë mbrojtës i majtë

  • 04 October 2019 - 15:50
Në mungesë të Mendy dhe Marcelos, Militao mund të luajë mbrojtës i majtë

Zidane ka thënë se Militao mund të luajë mbrojtës i majtë në mungesë të Mendy dhe Marcelos.

Mendy dhe Marcelo janë të dëmtuar dhe të shtunën, kundër Granadës, Zinedine Zidane duhet të gjejë një zgjedhje të katërt, pasi ajo e treta, që ishte Nacho, s’mund të realizohet – edhe spanjolli është dëmtuar.

Militao është një alternativ e mundshme, derisa është pyetur nëse Bale mund të luajë në atë pozitë, i cili ka luajtur shumë sa ishte te Tottenhami.

“Militao një opsion i mundshëm? Po mund të luajë ai aty, ka luajtur në të kaluarën kështu që është e mundshme edhe për nesër që ai të luajë aty”, tha Zidane.

“Gareth Bale mbrojtës i majtë? Jo, jo, jo. As nuk më ka shkuar mendja për këtë”

Vërshëllimat për Courtois? Është e vërtetë, kur të vërshëllejnë, ndikon, Por, nuk kam folur me Courtois për këtë, e drejt apo jo vërshëllimat për të, është siç është situata dhe ai e di. Por mos harroni, ai ishte në portë tri ndeshje që nuk pësuam gol”.

“Situata në ekip? Jemi më mirë se që kemi qenë dy muaj më parë. Ajo çfarë duam është që të reagojmë secili për të mirën e ekipit”. 
 

(Kosova Sot Online)