Ramsey për Ronaldon: Ai është thjesht njeri normal

  • 04 October 2019 - 17:08
Ramsey për Ronaldon: Ai është thjesht njeri normal

Mesfushori i Juventusit, Aaron Ramsey, ka bërë të ditur se si kishte qenë takimi i tij i parë me Cristiano Ronaldon, duke theksuar se ylli portugez është vetëm një njeri normal dhe se e kishte pasur një rol të rëndësishëm në integrimin e ish-yllit të Arsenalit në Juventus.

Aaron Ramsey kaloi nga “Emirates” në “Allianz Stadium” si transferim i lirë gjatë afatit kalimtar të verës, duke ia siguruar vetes një pagë të majme te kampionët italianë, pasi i kaloi 11 vjet në Premierligë.

Tani, përderisa Arsenali po vazhdon të ketë vështirësi në tentimet për ta siguruar një vend në Ligën e Kampionëve, Ramsey është duke luajtur përkrah njërit ndër futbollistëve më të mirë në botë – Ronaldos.

Dhe uellsiani thotë se ish-ylli i Real Madridit e ka bërë atë të ndihet në shtëpi në Juventus.

“Ai ishte sikur kushdo tjetër, shumë mikpritës. Natyrisht, ai është njëri ndër futbollistët më të mirë në histori, por prapëseprapë ai është thjesht një njeri normal. Ai e thyen akullin menjëherë dhe të bën të ndihesh se po flet me këdo tjetër”, ka thënë 28-vjeçari për BBC.

“I gjithë klubi është sikur të ishte një familje. Të gjithë në klub janë këtu për ta arritur një qëllim të vetëm: të fitojmë ndeshje dhe trofe. Të gjithë janë shumë të motivuar dhe shumë të përqendruar te puna e tyre”.

Transferimi i Ramseyt në Juventus mund të mos kishte ndodhur nëse Arsenali do t’i kishte realizuar qëllimet për t’ia rinovuar atij kontratën, gjë që ishte besuar se do të ndodhte deri në momentet e fundit kur i skadoi kontrata futbollistit.

Që nga atëherë, ai e ka zbuluar se Topçinjtë ia kishin sqaruar atij se pse nuk i ofruan kontratë të re. Por, tani ai e ka lënë në të kaluarën periudhën e tij me klubin londinez dhe është plotësisht i përqendruar në karrierën e tij në Juventus.

“Gjithçka u sqarua në fund. Kishte shumë habi dhe shumë gjëra nuk kishin qenë të qarta. Vendimi u mor dhe unë mbeta në një situatë që u detyrova t’i shqyrtojë opsionet e tjera. Arsenali po kalon nëpër një fazë tranzicioni për momentin”.

“Ata kanë shumë lojtarë të mrekullueshëm dhe shumë lojtarë të talentuar në akademi. Ata po ecin në drejtimin e duhur, pas asnjë dyshim. Por, tani unë po mendoj vetëm për Juventusin. E kam një mundësi të pabesueshme në një klub masiv”.

“Dua vetëm të jem pjesë e kësaj tani. Shpresoj se mund t’u ndihmojë bashkëlojtarëve të mi dhe klubin të arrijmë diçka të mrekullueshme në skenën e madhe”.

(Kosova Sot Online)