Zidane e mbron formën e Real Madridit: Nuk jemi aq të këqij sa po thonë të gjithë

  • 04 October 2019 - 18:21
Zidane e mbron formën e Real Madridit: Nuk jemi aq të këqij sa po thonë të gjithë

Trajneri i Real Madridit, Zinedine Zidane, i ka kundërshtuar kritikat që i janë bërë paraqitjeve të skuadrës së tij deri më tani këtë sezon.

Përkundër që “Los Blancos” janë të pamposhtur dhe radhiten në pozitën e parë në tabelën e La Ligës, ata janë përballur me shumë kritika gjatë këtij sezoni, pasi që i kanë barazuar tri nga shtatë ndeshjet vendore.

Megjithatë, në Ligën e Kampionëve, skuadra e Zinedine e ka nisur sezonin në mënyrë aspak mbresëlënëse. Ata e humbën ndeshjen hapëse të grupit me rezultat 3:0 kundër Paris Saint-Germainit në Francë e pastaj u ndalën me barazim 2:2 në shtëpi nga Club Brugge.

Paraqitja e Real Madridit në mesjavë ishte alarmuese, pasi që skuadra e Zidane kishte qenë në deficit prej dy golash, përkundër që më vonë arritën ta barazojnë rezultatin në 2:2, kur kundërshtari i tyre mbeti me dhjetë lojtarë në fushën e lojës.

“Ne e dimë situatën, nuk jemi aq të këqij sa thonë të gjithë. Ky është Real Madridi, nuk do të ndryshojë pavarësisht se çfarë mund të them unë”, u shpreh Zidane, në konferencën e tij për shtyp.

Ai pastaj nuk pranoi të përqendrohet te portieri Thibaut Courtois, i cili ishte kritikuar shumë për paraqitjet e tij kundër klubit belg.

“Pjesa e parë e ndeshjes ishte faji i të gjithëve. Nuk kemi nevojë ta vlerësojmë atë sërish. Ne duhet të mendojmë për ndeshjes”, shtoi Zidane, kur u pyet për portierin, për të cilin klubi është detyruar të mohojë se po vuan nga një çrregullim i lidhur me ankthin. 

(Kosova Sot Online)