Lautaro i lumtur me minutat pas ardhjes se Contes

  • 04 October 2019 - 19:37
Lautaro i lumtur me minutat pas ardhjes se Contes

Lautaro Martinez e ka lavdëruar ardhjen e Antonio Contes në Inter derisa ai ka pranuar se gjatë kohës se Luciano Spalletit nuk kishte shumë minuta.

Martinez tanimë konsiderohet si zgjedhja e parë e Interit në Sulm në Conten, derisa sa ishte Spalleti ai ishte në bankë dhe luante vetëm kur nuk ishte Mauro Icardi.

“Në fund të ndeshjes, Messi ma dha fanellën e tij dhe unë isha i lumtur për këtë sepse tani do ta kem në shtëpi”, tha ai për Sky Sport Italia. 

Marrëdhënia e ime me të ka lindur që prej Kombëtares. Ai është shumë i dhënë pas detaleve dhe kjo është një pikë reference për mua”.

“Kur luaja me të, mendoja vetëm për Interin. Pastaj, mund të luaja me Messi në Argjentinë, për mua, është një ëndërr e bërë realitet. E kam shikuar atë duke u rritur”.

“Conte me ka telefonuar që në ditën e parë të tij dhe me ka thënë se ai dëshiron të jetë trajner i imi. Ai është një trajner si ta them: ai ka një mënyrë të veçantë te të menduarit, ai gjithmonë kërkon punë të madhe dhe dëshiron të jetë i sigurt që punën në stërvitje ne ta interpretojmë në fushë”.

(Kosova Sot Online)