Juventusi do t’i largojë tre lojtarë në janar

  • 04 October 2019 - 20:35
Juventusi do t’i largojë tre lojtarë në janar

Juventusi planifikon që në afatin kalimtar të janarit, t’i largojë së paku tre lojtarë nga skuadra e plotë.

Calciomercato bën të ditur se Mario Mandzukic, Marko Pjaca dhe Mattia Perin, janë futbollistët që ndodhen në listën e largimeve.

Këta futbollistë nuk bëjnë pjesë në planet e Maurizio Sarrit, prandaj pritet të shkojnë drejt klubeve, ku do të luajnë më shumë. 

Mandzukic kishte refuzuar disa oferta në afatin veror, mirëpo Manchester United ka shprehur sërish interesim, ashtu që Old Traffordi mund të jetë destinacioni i tij i ardhshëm.

Nga ana tjetër, ofertat nuk janë të pakta edhe për mesfushorin Pjaca dhe portierin Perin. 

(Kosova Sot Online)