Ramsey i thotë Juves, Sanchez është rreziku kryesor

  • 04 October 2019 - 20:54
Ramsey i thotë Juves, Sanchez është rreziku kryesor

Ramsey do të përballet me ish shokun e tij në Arsenal, Sanchez – por ende nuk dihet se kush do të jetë në formacion.

Aaron Ramsey ia ka tërhequr vërejtjen Juventus se duhet të kenë kujdes nga ish shoku i tij në Arsenal, Alexis Sanchez, kur kampionët italianë do të përballen me Interin të dielën.

“Interi është përmirësuar këtë sezon”, tha Ramsey për BBC Sport. 

“Antonio Conte i ka organizuar ata shumë mirë derisa ata ende nuk kanë humb pikë. Do të jetë e vështirë”.

Ata kanë disa lojtarë të mirë, përfshirë një që unë e njoh mirë gjatë kohës sime në Arsenal. Ne duhet të jemi të kujdesshëm për të dhe tjerët lojtarë dhe të jemi në formën me të lartë për të marrë rezultatin e kërkuar”.

(Kosova Sot Online)