Futbollisti i Romës shqyen ligamentet, mungon 4-5 muaj

  • 05 October 2019 - 09:10
Futbollisti i Romës shqyen ligamentet, mungon 4-5 muaj

Ashtu siç pritej, Roma ka njoftuar se mbrojtësi i marrë në formë huazimi, Davide Zappacosta, ka dëmtuar ligamentet.

Ai u lëndua të premten në stërvitje dhe tashmë është vërtetuar se bëhet fjalë për shqyerje të ligamenteve.

Roma ka konfirmuar tani që 27-vjeçari ka çarë ligamentin e gjurit të djathtë.

Zappacosta bëhet lojtari i 15 i Romës që ka probleme me ligamente në pesë vite, ashtu si Alessandro Florenzi, Kevin Strootman, Antonio Rudiger dhe Emerson Palmieri.

Sipas asaj që raportojnë mediat italiane, Zappacosta do të mungojë 4-5 muaj dhe Roma s’do ta shfrytëzojë opsionin e blerjes, lojtari do të kthehet në “Stamford Bridge”.

(Kosova Sot Online )