“De Ligt do të shndërrohet në një ndër mbrojtësit më të mirë në botë”

  • 05 October 2019 - 13:06
“De Ligt do të shndërrohet në një ndër mbrojtësit më të mirë në botë”

Bonucci nuk ka asnjë dyshim, De Ligt ka gjithçka për t’u bërë një ndër mbrojtësit më të mirë në botë.

Matthijs de Ligt nuk ka gjetur shumë hapësira në këtë fillim sezoni dhe po luan pak më shumë falë lëndimit të Chiellinit.

Në total, ai ka luajtur 540 me fanellën e “Zonjës së Vjetër”.

Sipas Leonardo Bonucci, De Ligt shumë shpejt do të shndërrohet në një ndër mbrojtësit më të mirë në botë.

“Matthijs de Ligt është shumë i fort për moshën që ka. Ai ka arritur me pritshmëri të mëdha, por është i përulur. Ai ka gjithçka për t’u bërë një ndër mbrojtësit më të mirë në botë”, deklaroi Bonucci.

(Kosova Sot Online)