Trajneri i Anglisë s’lëviz vendi, dëshiron ta fitojë Grupin e Kosovës për Euro 2020

  • 06 October 2019 - 10:42
Trajneri i Anglisë s’lëviz vendi, dëshiron ta fitojë Grupin e Kosovës për Euro 2020

Trajneri i Anglisë, Gareth Southgate, ka deklaruar se nuk e ka ndërmend të largohet nga posti i tij të paktën deri në përfundim të kontratës aktuale me ekipin kombëtar, pas thashethemeve se ai do të emërohej trajner i Tottenham Hotspur.

Mediat britanike shkruan javën e fundit se Southgate është synimi kryesor i Tottenham për ta zëvendësuar Mauricio Pochettinon, nëse ky i fundit shkarkohet pas rezultateve shumë të dobëta këtë fillim sezon.

Por, Southgate është plotësisht i përkushtuar për ta kualifikuar Anglinë në Kampionatin Evropian 2020, duke e fituar Grupin A, aty ku bën pjesë edhe Kosova.

“Tre luanët” janë lider të grupit me 12 pikë dhe një ndeshje në dispozicion, të ndjekur nga Çekia me 9 dhe Kosova me 8.

“Jam trajner i Anglisë dhe është privilegj i madh për ta bërë punë. Kam shumë punë për të bërë këtu me këtë ekip”, tha Southgate.

“Ne mendojmë se mund ta vazhdojmë të përmirësohemi dhe unë kam kontratë deri më 2022, kjo është e tëra”, shtoi ai.

Anglia do ta vazhdojë përpjekjet për t’u kualifikuar në Euro 2020 me dy ndeshjet e radhës kundër Republikës së Çekisë dhe Bullgarisë.

Në nëntor, Anglia e viziton Prishtinën për t’u përballur me Kombëtaren verdhekaltër në stadiumin Fadil Vokrri, në ndeshjen përmbyllëse në Grupin A kualifikues. 

(Kosova Sot Online)