Shqipëria publikon listën e lojtarëve, dy prurje të reja dhe tre yje mbesin jashtë

  • 06 October 2019 - 10:47
Shqipëria publikon listën e lojtarëve, dy prurje të reja dhe tre yje mbesin jashtë

Kombëtarja e Shqipërisë ka publikuar listën për dy ndeshjet e radhës.

Kuqezinjtë në muajin tetor do të përballen me Turqinë dhe Moldavinë, dy sfida të rëndësishme dhe që të dyja luhen në udhëtim. Trajneri Edy Reja ka publikuar listën me 25 futbollistë të ftuar, ndërsa nëntë të tjerë janë në listën rezervë, apo thënë ndryshe të gatshëm nëse ndodh ndonjë lëndim.

Jashtë kësaj liste ka mbetur kapiteni Mërgim Mavraj për shkak të një lëndimi, ndërsa nuk është grumbulluar fare Armando Sadiku edhe pse po kalon formë të mirë.

Në listën e pritjes ka mbetur çuditërisht Taulant Xhaka, por aty ndodhen edhe lojtarë si Endri Çekici, Ergys Kace, Naser Aliji apo Ivan Balliu.

Risitë në këtë grumbullim janë talenti i Young Boys Bern, Taulant Seferi që më parë ka luajtur për shpresat si dhe Lindon Selahi.

(Kosova Sot Online )