Giampaolo flet për fitoren: Burrat e mirë nuk të lënë në baltë

  • 06 October 2019 - 11:29
Giampaolo flet për fitoren: Burrat e mirë nuk të lënë në baltë

Milani ka marrë një fitore jashtëzakonishtë të rëndësishme në udhëtim te Genoa.

Pas ndeshjes ka folur trajneri i Rossonerëve, Marco Giampaolo që ka thënë se lojtarët nuk e lanë në baltë.

“Burrat e mirë nuk të lënë në baltë në momente të vështira. Jam shumë krenar me lojtarët e mi”, ka deklaruar Giampaolo.

Rossonerët fituan ndeshjen me rikthim 1-2, ndërsa në fund të ndeshjes vendasit kanë humbur penallti. “Kemi luajtur mirë, lojtarët kanë bërë atë që i kërkova të luftonin deri në fund dhe atë e bënë”, u shpreh italiani.

Kjo ishte fitorja e tretë për Milanin në shtatë ndeshjet e para, ku kanë pësuar katër humbje.

Rossonerët janë tani në pozitën e 11 në tabelë me nëntë pikë të grumbulluara. 

(Kosova Sot Online )