Krahasimi alarmant në internet, Rashford me statistika të njëjta më ‘dështakun’ Bendtner

  • 06 October 2019 - 14:00
Krahasimi alarmant në internet, Rashford me statistika të njëjta më ‘dështakun’ Bendtner

Marcus Rashford llogaritet si njëri nga talentet më të mëdhenj të kësaj kohe, por statistikat e tij tregojnë se ai ka po aq gola sa ‘dështaku’ Nicklas Bendter.

Djajtë e Kuq kanë shënuar vetëm nëntë gola deri më tani në Ligën Premier këtë sezon dhe kjo duket shqetësuese për një klub si Unitedi. Sulmuesi i tyre kryesor këtë sezon është Rashford, por 21-vjeçari ka shënuar vetëm tri gola deri më tani. Në fakt, shumë e quajnë Rashfordin si njëri nga lojtarët më të vlerësuar në ligë, por një cicërimë në rrjetin social Twitter i ka hap sytë e çdo tifozit të United.

Aty shihet se sulmuesi anglez ka një rekord thuajse të njëjtë me ish-sulmuesin e Arsenalit, Bendtner. Bendtner, i cilësuar si dështak kishte arritur t’i shënonte 45 gola në 171 ndeshje me Arsenalin në Ligën Premier, ndërsa Rashford ka shënuar vetëm 48 gola në 179 ndeshje me Unitedin.

Kjo statistikë thuhet se mund t’i ndihmojë anglezit ta sheh se rendimentin e tij dhe të provojë të rris nivelin në ndeshjet dhe vitet e ardhshme.  

(Kosova Sot Online )