Manchester City kërkon ta vazhdojë presionin mbi Liverpoolin

  • 06 October 2019 - 14:10
Manchester City kërkon ta vazhdojë presionin mbi Liverpoolin

Manchester City kërkon ta vazhdojë presionin mbi liderin e Premierligës, Liverpoolin, por e pret ndeshje e vështirë kundër Wolves sot në Etihad.

Kampioni në fuqi është ndalur dy herë, me një barazim dhe një humbje, në fillim të sezonit të ri në përpjekje për ta mbrojtur titullin, raporton Gazeta Express.

Që prej humbjes tronditëse nga Norwich, skuadra e Pep Guardiolës i ka fituar dy ndeshjet e radhës dhe të njëjtën synon ta bëjë sot kundër Wolves.

Liverpooli tani është shkëputur në krye të renditjes tabelore me pikë maksimale nga tetë ndeshje, tetë më shumë se City.

Wolves, ndërkohë, janë në kërkim të fitores së dytë këtë fillim sezon, pasi janë mposhtur dy herë dhe kanë barazuar dy herë të tjera.

Formacionet zyrtare të të dy skuadrave për ndeshjen që nis në orën 15:00:

Image

(Kosova Sot Online )