Roma kërkon fitore ndaj Cagliarit, formacionet zyrtare

  • 06 October 2019 - 14:21
Roma kërkon fitore ndaj Cagliarit, formacionet zyrtare

Roma dhe Cagliari kanë publikuar tashmë formacionet zyrtare për ndeshjen e radhës në Serie A.

Giallorossët janë nikoqir të klubit nga Sardenja në ndeshjen e vlefshme për javën e shtatë në Serie A, e cila zhvillohet në Olimpico nga ora 15:00. Vendasit janë në formë të mirë para kësaj ndeshje dhe synojnë tri pikët e radhës.Në anën tjetër, edhe mysafirët kanë tri fitore dhe një barazim nga katër ndeshjet e fundit dhe duan rezultat pozitiv.

Trajnerët e të dyja skuadrave kanë vendosur të startojnë me formacionet më të mira të mundshme.

Roma: Pau Lopez; Spinazzola, Mancini, Smalling, Kolarov; Cristante, Diawara; Zaniolo, Veretout, Kluivert; Dzeko

Cagliari: Olsen; Cacciatore, Pisacane, Ceppitelli, Lu Pellegrini; Nandez, Cigarini, Rog; Nainggolan; Joao Pedro, Simeone

(Kosova Sot Online )