Real Madridi konfirmon lëndimin e Kroosit

  • 06 October 2019 - 15:40
Real Madridi konfirmon lëndimin e Kroosit

Toni Kroos ka pësuar një lëndim në ndeshjen e së shtunës ndaj Granadas e vlefshme për javën e tetë në La Liga.

Real Madridi ka shënuar fitore me rezultat 4-2 ndaj Granadas në ndeshjen e zhvilluar të shtunën pasdite. Megjithatë, nuk shkoi gjithçka në rregull për klubin mbretoër, pasi gjermani Kroos u detyrua ta lëshoj fushën si i lënduar. Kroos u zëvendësua nga Luka Modric në minutën e 34-të, ndërsa Reali tashmë ka konfirmuar lëndimin e lojtarit të tyre. “Pas testeve të kryera sot te lojtari Toni Kroos nga shërbimet mjekësore të Real Madridit, ai është diagnostikuar me një dëmtim të kofshës në këmbën e majtë”.“Shërimi i tij do të vazhdojë të vlerësohet”, thuhet në njoftimin e klubit mbretëror.

(Kosova Sot Online )