Goli fantastik i talentit të Shqipërisë, Kumbulla

  • 06 October 2019 - 16:13
Goli fantastik i talentit të Shqipërisë, Kumbulla

Lorik Cana është pensionuar kohë më parë, Mërgim Mavraj është rrugës për t’i varë gjithashtu atletet, por Shqipëria ka një tjetër lider në skuadër.

Marash Kumbulla është duke shkëlqyer te Hellas Verona.

19-vjeçari ka realizuar gol në fitoren e parë të Veronës në shtëpi, duke marrë lëvdata të shumta nga shokët e trajneri i klubit italian.

Kumbulla, i lindur në shkurt të vitit 2000 – ka gjitha mundësitë për t’u shndërruar në një ndër mbrojtësit më të mirë për Shqipërinë, por ndoshta edhe më shumë – duke parë cilësinë që po tregon këtë edicion në Serie A në moshën 19-vjeçare.

Trajneri i Kombëtares shqiptare, Edi Reja, e ka publikuar sot listën me lojtarët e grumbulluar për dy ndeshjet e tetorit me Turqinë dhe Moldavinë dhe në të nuk gjendet emri i Mërgim Mavraj, por po i Kumbullës që padyshim se pritet të jetë titullar i padiskutueshëm në të dy këto ndeshje. 

(Kosova Sot Online)