Trajneri i Veronës me fjalë të mëdha për Marash Kumbullën

  • 06 October 2019 - 16:30
Trajneri i Veronës me fjalë të mëdha për Marash Kumbullën

Ivan Juric ka vetëm fjalë të mira për 19-vjeçarin, Marash Kumbulla.

Marash Kumbulla është duke shkëlqyer te Hellas Verona.

19-vjeçari ka realizuar gol në fitoren e parë të Veronës në shtëpi, që e mposhti Sampdorian.

Kumbulla ka marrë lëvdata të shumta nga shokët e trajneri i klubit italian, Ivan Juric.

Kumbulla duke festuar golin e parë në Serie A me Hellas Veronën

“Çfarë kam parë te Kumbulla? Kur bëjmë ndeshje të vogla në stërvitje, kundërshtari kurrë nuk bën gol: kjo për mua ishte një shenjë se sa mirë mund të bënte ai”, u shpreh Ivan Juric.

“Ai është një djalë shumë serioz. Pastaj ai ka gjuajtje të mira me kokë, ai gjithmonë përpiqet të mësojë, ditë pas dite. Është i shpejtë, i fortë fizikisht dhe e ‘lexon’ shumë mirë lojën. Mund të them se ai ka bërë gjithçka mirë deri më tani”.

 

Image

(Kosova Sot Online)