Gabon Baseli, s’ka minuta sërish për Edon Zhegrovën

  • 06 October 2019 - 17:59
Gabon Baseli, s’ka minuta sërish për Edon Zhegrovën

Edon Zhegrova ka qëndruar sërish në stol për 90’ minuta në barazimin 0-0 të Baselit me St. Gallen.

Javë më parë shënoi një gol të bukur për Baselin pak minuta pasi u inkuadrua në lojë, për Edon Zhegrova vazhdon të vuajë për minuta te Baseli.

Marcel Koller nuk është duke i besuar 20-vjeçarit dhe këtë e vërteton më së miri lënia në stol sërish në Ligë, ashtu si në Kupë ditë më parë.

Zhegrova qëndroi në stol për 90 minuta në barazimin 0-0 të Baselit me St. Gallen – Taulant Xhaka ishte titullar, kurse Kemal Ademi u inkuadrua në pjesën e dytë në minutën e 67-të.

(Kosova Sot Online)