Chiellini, idhulli i Kumbullës

  • 06 October 2019 - 21:28
Chiellini, idhulli i Kumbullës

Marash Kumbulla është duke shkëlqyer te Hellas Verona.

19-vjeçari ka realizuar gol të bukur në fitoren e parë të Veronës në shtëpi në Serie A për sezonin 2019/20, që e mposhti 2-0 Sampdorian.

Pas ndeshjes, mbrojtësi i ri i Kombëtares shqiptare, tha se është duke punuar shumë që një ditë të arrijë edhe më shumë në karrierë, pasi është inspiruar nga Giorgio Chiellini i Juventusit, që është idhulli i talentit shqiptar.

“Idhulli im? Jam frymëzuar shumë nga Chiellini, një mbrojtës i shkëlqyeshëm”.

Ai tregoi se ka qenë i lënduar gjatë verës, por është marrë shumë me vetën në mënyrë që sot, të jetë titullar i padiskutueshëm te Hellas Verona, bashkë me mbrojtësin e Kombëtares së Kosovës, Amir Rrahmani.

“Ngjitja ime deri në Serinë A? Pata vështirësi pas dëmtimit, kam punuar gjatë gjithë verës me qëllimin që të luaja në Serie A. E kuptova që mund ta bëja".

(Kosova Sot Online)