VAR ia anulon golin Cristiano Ronaldos

  • 06 October 2019 - 21:34
VAR ia anulon golin Cristiano Ronaldos

Interi dhe Juventusi janë duke barazuar 1-1 në “Giuseppe Meazza”

Për Juven ka shënuar Dybala në minutën e katër, kurse për Interin ka realizuar sulmuesi, Alutaro Martinez, në minutën e 18-të, nga penalltia.

Juve ka mundur shumë lehtë të kalojë në epërsi kundër Interit sërish në “Giuseppe Meazza”, nëse nuk do të ishte VAR.

Ronaldo shënoi për 2-1 në minutën e 40’, por goli iu anulua për pozitë jashtë loje të Paulo Dybalas.

(Kosova Sot Online)