Giampaolo buzë shkarkimit, Spalletti zëvendësuesi i tij në Milan, sipas mediave italiane

  • 07 October 2019 - 08:56
Giampaolo buzë shkarkimit, Spalletti zëvendësuesi i tij në Milan, sipas mediave italiane

Milani është duke u përgatitur për ta shkarkuar trajnerin Marco Giampaolo, me Luciano Spallettin dhe Stefano Piolin si ky kandidatët më favoritë për ta zëvendësuar atë.

Ndërkohë, ish-trajneri i kuqezinjve, Gennaro Gattuso, është opsion, gjithashtu.

Fitorja 2:1 në udhëtim kundër Genoa në fundjavë nuk ishte e mjaftueshme për ta larguar presionin nga trajneri Giampaolo, për shkak se paraqitja e skuadrës ishe zhgënjyese dhe luante pa identitet.

Sky Sport Italia raporton se Milani nuk po e mohon shkarkimin e mundshëm të Giampaolos.

Zëvendësuesit e mundshëm të tij janë dy ish-trajnerët e Interit, Spalletti dhe Pioli.

(Kosova Sot Online )