De Gea i kritikon ashpër bashkëlojtarët për formën e tmerrshme të Unitedit

  • 07 October 2019 - 09:50
De Gea i kritikon ashpër bashkëlojtarët për formën e tmerrshme të Unitedit

David de Gea nuk është përmbajtur në vlerësimin e tij tejet kritikues për paraqitjen e Manchester Unitedit në humbjen 1:0 kundër Newcastle të dielën, duke thënë se nuk ka përjetuar kohë më të keqe në klub se kjo tani.

Goli debutues i adoleshentit Matty Longstaff ishte i mjaftueshëm për t’ia siguruar fitoren Newcastle në St James’ Park, në një ndeshje ku djelmoshat e Ole Gunnar Solskjaer bënë paraqitje shumë të dobët.

Kjo ishte ndeshja e tetë radhazi pa fitore në udhëtim në Premierligë për Man United – dhe e dhjeta në të gjitha garat – me triumfin e fundit në udhëtim që ndodhi në sezonin e kaluar të Ligës së Kampionëve kundër PSG-së.

Portieri spanjoll i “Djajve të kuq”, De Gea i kritikoi bashkëlojtarët për mungesë kreativiteti, duke u bërë thirrje atyre të stërvitin më fort.

“Ne nuk krijuam asnjë shanse të mirë. U mbrojtëm mirë, por ekipi duhet të bëjë hapa para”, tha De Gea për Sky Sports.

“Ne përballemi me disa lëndime të mëdha, por ky nuk është arsyetim. Ne jemi Manchester United, duhet ta vazhdojmë të stërvitim zellshëm, të luftojmë dhe t’i fitojmë ndeshjet”, shtoi ai.  

(Kosova Sot Online)