Pamje: Dybala merr puthje të ngrohta nga Ronaldo dhe Bonucci
Protagonistë në fushën e blertë të “San Siro”, mbrëmjen e së dielës, midis golave të shënuar, të humbur, krosimeve dhe kombinimeve spektakolare; protagonistë edhe jashtë saj.
Cristiano Ronaldo dhe Paulo Dybala dhanë shfaqje edhe pas derbit Inter-Juventus 1-2.
{Paulo Dybala}
Gjatë intervistave në fund të ndeshjes, portugezi u tregua “ngacmues” ndaj shokut argjentinas, i cili ishte duke folur “live” për mikrofonat e “Sky Sport”.
CR7 kaloi pas Dybala, pastaj u ndal, i pëshpëriti diçka në vesh kolegut bardhezi, i cili buzëqeshi para kamerave. Po ashtu, numri 10 i “Zonjës së Vjetër”, që shënoi golin hapës të supersfidës së mbrëmshme, mori një puthje pas qafës edhe nga Bonucci, i cili u alternua me të në mikrofon.
Mediat italiane zbuluan edhe atë që i përshpëriti në vesh kolegut të tij ylli portugez. Ishte fjala “siuuu”, ose ulëritja e tij tipike kur feston një gol, bashkë me tre gishtat që i vendos sipër fytyrës.
(Kosova Sot Online)