Valon Behrami i ndan rrugët me Sionin pas vetëm 3 muajve

  • 07 October 2019 - 12:48
Valon Behrami i ndan rrugët me Sionin pas vetëm 3 muajve

Ka zgjatur më pak se 3 muaj përvoja e Valon Behramit te Sioni në Superligën e Zvicrës.

Futbollisti shqiptar, që deri pak kohë më parë përfaqësonte Zvicrën në rang kombëtaresh, ka prishur marrëveshjen me klubin. 34-vjeçari nuk i ka bërë të qarta arsyet, por ka treguar se të dyja palët kanë rënë dakord për të mos e vazhduar bashkëpunimin.

“Historia jonë nisi mirë, por arsye të ndryshme sollën situatën aktuale. Në fund vendosëm të thoshim lamtumirë në mënyrën më të mirë të mundshme, vendimi ishte i përbashkët,” deklaroi Behrami.

Kujtojmë që ish-futbollisti Udineses, Napolit, Lazios, Genoas dhe Veronas në kampionatin italian në këtë sezon ishte aktivizuar në vetëm 4 takime në Superligën e Zvicrës për një total prej 301 minutash.

(Kosova Sot Online)