Juve e Reali pas Kantes

  • 07 October 2019 - 15:43
Juve e Reali pas Kantes

Dy gjigantët evropianë do të mundohen ta transferojnë mesfushorin francez gjatë verës së ardhshme.

N’Golo Kante është njëri prej futbollistëve më të kërkuar nga klubet evropiane.

Mesfushori francez mund të largohet nga Chelsea gjatë verës që vjen dhe interesimi për të nuk mungon.

Sipas të së përditshmes spanjolle “Sport”, Real Madridi është i interesuar seriozisht për kampionin e botës me Francën.

Kante shihet si zëvendësues ideal i Casemiros pasi braziliani mund të largohet nga Madridi verën e ardhshme.

Presidenti Florentino Perez është i gatshëm ta bëjë një ofertë të majme për Chelsean, që ta bindë atë që t’ia shesë yllin e skuadrës.

Ndërkohë, interesim për Kanten ka shfaqur edhe Juventusi, i cili është në kërkim të një mesfushori kualitativ.

Futbollisti ka kontratë me “Blues” deri në vitin 2023.

(Kosova Sot Online)