Ballkani e shokon Prishtinën, Vushtrria nuk mbahet deri në fund

  • 07 October 2019 - 16:52
Ballkani e shokon Prishtinën, Vushtrria nuk mbahet deri në fund

Java e nëntë në Superligën e Kosovës në futboll është mbyllur me tri ndeshje tejet interesante këtë të hënë (7 tetor).

Kryendeshja e javës u zhvillua në Suharekë, me ç’rast Ballkani e mundi 1-0 Prishtinën.

Golin e tri pikëve për ekipin e Ismet Munishit e shënoi Blend Baftiu në minutën e 55’.

Me këtë fitore, Ballkani ka rrëmbyer kreun në Ipko Superligë, me 20 pikë të grumbulluara, derisa Prishtina mbetet në pozitën e gjashtë me 13 pikë.

Sot u luajtën edhe dy ndeshje tjera, Trepça ’89 barazoi 1-1 me Feronikelin, derisa derbi i skuadrave të fundit ishte ajo mes Vushtrrisë dhe Flamurtarit që u zhvillua në ‘Ferki Aliu’. Edhe kjo sfidë u mbyll baras, 2-2.

Image

(Kosova Sot Online )