Ekipi i dekadës në La Liga: Messi, Ronaldo & Griezmann!

  • 07 October 2019 - 17:46
Ekipi i dekadës në La Liga: Messi, Ronaldo & Griezmann!

Në 10 vitet e fundit, La Liga ka afruar dhe përcjell yje të shumta botërore.

“Goal.com” ka zgjedhur 11-shen më të mirë të dekadës së fundit dhe, nuk ka vend për Iker Casillas në portë, as për Luis Suarez e Karim Benzema në sulm.

Në mesfushë, në La Liga në vitet e fundit ka pasur shumë lojtar klasi, veçuar Sergio Busquets i Barcelonës, Ivan Rakitic e po ashtu Toni Kroos i Realit – por asnjëri prej tyre s’kanë zënë vend në 11-she.

Portier: Jan Oblak

Arriti në La Liga në vitin 2014 si portieri më i shtrenjtë në Ligë, për të zëvendësuar Thibaut Courtois te Atletico Madrid.

Shumë shpejt u bë e qartë se ai jo vetëm që do ta zëvendësojë sic duhet, por edhe do të kalojë belgun.

Slloveni sot është portieri më i mirë në La Liga.

Sezoni më i mirë i Oblak është 2015/16 kur pranoi vetëm 18 gola në 38 xhiro në La Liga, çka ka shtyrë faqen e “Goal.com” që ta përzgjedhin atë si më të mirin para Marc-Andre ter Stegen, Victor Valdes dhe Keylor Navas.

Mbrojtës i djathtë: Dani Alves

Edhe pse Alvesit i erdhi fundi i aventurës në La Liga në vitin 2016, ai është pjesë e historisë së Barcelonës që fitoi dy herë tripletën; 2009 dhe 2015.

Shpejtësia, teknika, aftësia dhe fizikusi – e bën atë një aset shumë të rëndësishëm për Barçën në krahun e djathtë.

Alves ka bërë 422 paraqitje në La Liga për Sevillën dhe Barcelonën, ka shënuar 25 gola dhe ka dhuruar shumë asiste.

Qendërmbrojtës: Gerard Pique

Nga një lojtar jo i dobishëm te Manchester United, në yll te Barcelona, transferimi i Gerard Pique në La Liga ndodhi në kohën e duhur dhe sot është shndërruar në një prej më të mirëve në botë.

Mbrojtësi spanjoll ka qenë çelësi në shumë triumfe të Barcelonës.

Pique ka fituar tetë tituj të La Ligës dhe është njeri që i gjendet gjithmonë ekipit kur ka më së shumti nevojë për të.

Qendërmbrojtës: Sergio Ramos

Sergio Ramos, një lojtar që i ka pothuajse të gjitha – shtylla e Real Madridit.

Ai nuk është i mirë vetëm prapa, por edhe në fazën ofensive, shkruan Goal.

Aftësitë e Ramosit për të shënuar gola e kanë shpëtuar shumë herë Real Madridin nga humbjet në dekadën e fundit, ai ka realizuar 37 gola në La Liga që nga starti i sezonit 2010/11.

Në mbrojtje, Ramos është bërë një ndër lojtarët më të padisiplinuar duke marrë kartonë të shumtë, por gjithmonë ka qenë vendimtar për Los Blancos.

Mbrojtës i majtë: Marcelo

I përshkruar nga Diego Maradona si lojtari i tretë më i mirë në La Liga pas Cristiano Ronaldos dhe Lionel Messit në vitin 2011, Marcelo ka qenë një forcë e vazhdueshme për Real Madridin në krahun e majtë për një dekadë.

Ai ka qenë aset si në mbrojtje ashtu edhe në sulm.

Që kur i është bashkuar Los Blancos, ai ka shënuar 25 gola në Ligë, dhe ka bërë më shumë se 300 paraqitje.

Mesfushor: Xavi

I përshkruar nga Pep Guardiola si truri i Barcelonës, Xavi është kombinimi perfekt i zgjuarsisë dhe teknikës.

Me mbi 500 paraqitje në La Liga, Xavi ka qenë i mrekullueshëm deri në vitin 2015 kur u transferua në Katar.

Në fakt, sezoni i fundit në La Liga si 34-vjeçar, Xavi vazhdoi të tregoi cilësitë, dhuroi tetë asiste.

Mesfushor: Luka Modric

Nuk ka shumë mesfushor më të kompletuar dhe me klas si Luka Modric i Real Madridit.

Që kur arriti në La Liga nga Tottenhami në vitin 2012, kroati është emëruar dy herë si mesfushori më i mirë në Ligë.

Me një punë të jashtëzakonshme, aftësitë për të shënuar gola të bukur – Modric është tip lojtari që çdo kush do të ëndërronte ta kishte në skuadër, duke përjashtuar nga 11-shja e Goal Sergio Busquetsin dhe Toni Kroosin.

Mesfushor: Andres Iniesta

Në Nëntor të vitit 2015, Andres Iniesta u bë vetëm lojtari i tretë i Barcelonës pas Diego Maradonës dhe Ronaldinhos që duartrokitet nga fansat e Realit në “Santiago Bernabeu”.

Kur ai kishte topin në këmbë, të gjithë tifozët ishin në këmbë, për shkak se dhuronte spektakël me aftësitë e tij teknike.

Ai ka qenë çelësi i Barcelonës në shumë triumfe në dekadën e fundit, por edhe më shumë – që ka fituar mbi 30 trofe.

“Kemi luajtur së bashku që kur ishim 15-vjeçar dhe asnjëherë, asnjëherë nuk e kam parë duke luajtur keq”, kishte thënë Fernando Torres, fituesi i Kupës së Botës në vitin 2010 dhe Euro 2012.

Sulmues: Lionel Messi

Presidenti i La Ligës, Javier Tebas, vazhdimisht ka thënë se nuk mund të imagjinojë një garë pa Lionel Messi dhe nuk është e vështirë të thuash pse.

Ylli i Barcelonës ka thyer rekorde të shumta në dekadën e fundit, rekorde që vështirë se mund të arrihen ndonjëherë nga ndonjë lojtar tjetër.

Ai ka qenë më i miri në La Liga për 10 vite me radhë dhe më i miri në botë është konsideruar së fundmi nga FIFA, derisa është favorit për ta fituar edhe Topin e Artë, të gjashtin në karrierë.

Në sezonin 2011/12, Messi shënoi 50 gola në Ligë, rekord historik që ndoshta kurrë nuk do të thyhet. Edhe pse ka ende debat se kush është më i miri, për Goal nuk ka asnjë dyshim se në 10 vitet e fundit në La Liga s’ka qenë askush si asi.

Që nga starti i sezonit 2010, 32-vjeçari ka fituar shtatë herë titullin e Ligës dhe është votuar më i mirë në La Liga po ashtu shtatë herë.

Sulmues: Cristiano Ronaldo

Ai e ka fituar vetëm dy herë L aLigën, por Ronaldo ka hyrë në histori me rekorde të shumta – regjistron numra historik.

Mes viteve 2010 dhe 2018, Ronaldo ka shënuar 40 e më shumë gola në të gjitha sezonet, derisa në La Liga ka realizuar 48 herë, rekordi i dytë më i mirë në histori, pas Messit 50.

Me rekorde të shumta dhe me më së shumti het-trike në histori të La Ligës, Ronaldo ka shkruar emrin e tij në librat e historisë së La Ligës para largimit për në Itali te Juventusi.

Sulmues: Antoine Griezmann

Edhe pse ai ka qenë nën hijen e Cristiano Ronaldos dhe Lionel Messit për shumë vite, arritjet e Antoine Griezmann në La Liga meritojnë duartrokitje.

Ai kali nga Real Sociedad te Atletico Madrid, duke rritur ndjeshëm statistikat personale.

Për shkak të asaj që ka dhënë, sipas Goal, ai ka lënë jashtë lojtar si Luis Suarez, Neymar dhe Karim Benzema për t’iu bashkuar në sulm Messit e Ronaldos.

Shumë lojtarë tjerë që duhet vlerësuar:

La Liga ndër vite ka pasur lojtar të mëdhenj, veçuar Sergio Busquets, Toni Kroos, Diego Godin, Ivan Rakitic, Raphael Varane, Jordi Alba, Luis Suarez, Neymar apo edhe Karim Benzema.

11-shja e dekadës:



(Kosova Sot Online)