Italia pa Sensin dhe Florenzin

  • 07 October 2019 - 18:05
Italia pa Sensin dhe Florenzin

Italia do të ketë dy mungesa të rëndësishme për dy ndeshjet e rradhës ndaj Greqisë dhe Lihtenshtejnit, sfida të vlefshme për eliminatoret e kampionatit europian.

Bëhet fjalë për mesfushorin e Interit Stefano Sensi dhe anësorin e Romës Alessandro Florenzi.

Mesfushori shtatshkurtër u dëmtua në sfidën mes Interit dhe Juventusit teksa u largua nga fusha pas 34 minutash lojë për shkak të një problemi muskular dhe nuk do të jetë i gatshëm për këto dy sfida me trajnerin Mancini që e ka lejuar Sensin të vazhdojë fazën e rikuperimit në qëndrën stërvitore të Interit.

Ndërkohë Alessandro Florenzi i cili mungoi në ndeshjen e fundit të Romës, atë ndaj Cagliarit për shkak të një gjëndjeje gripale, mëngjesin e sotëm është parë në Villa Stuart për disa analiza më të detajuara dhe gjithashtu do të humbasë grumbullimin e kombëtares.

Këta dy lojtarë gjithsesi nuk do të zëvendësohen edhe pse ishin në listën e të grumbulluarve për sfidat ndaj Greqisë dhe Lihtenshtejnit.

Lajmi është publikuar nga vetë trajnerii Italisë Roberto Mancini.

(Kosova Sot Online)