Futbollisti i Malit të Zi: “Kundër Kosovës dhe Bullgarisë synojmë rezultate pozitive”

  • 07 October 2019 - 21:15
Futbollisti i Malit të Zi: “Kundër Kosovës dhe Bullgarisë synojmë rezultate pozitive”

Përzgjedhësi i Malit të Zi Faruk Hadzibegic ka përsëritur vazhdimisht se skuadra e tij e ka për detyrë ta fitojë çdo ndeshje, derisa këtë e përsëriti edhe mesfushori Marko Jankoviç, një futbollist i cili kërkon më shumë minuta në Përfaqësuese.

Mali i Zi fillimisht përballet me Bullgarinë më 11 tetor, derisa tre ditë më pas i shkon Kosovës në Prishtinë në kuadër të eliminatoreve për Kampionatin Evropian “Euro 2020”.

Ndërkaq, Jankoviç thotë se skuadrës së Malit të Zi i ka humbur paksa motivi.

“Është e qartë se motivi ka rënë paksa, por është e rëndësishme se duhet të marrim rezultate të mira tutje. Ndaj Bullgarisë do ta japim maksimumin dhe do të bëjmë gjithçka që të marrim tre pikët”, tha fillimisht Jankoviç.

Gjithashtu, ai ka folur edhe për ‘kërcënimet’ e Hadzibegic për lëndien e disa futbollistëve jashtë ndeshjeve me Kosovën dhe Bullgarinë.

“Dëshira dhe ambicia për të dhënë maksimumin asnjëherë nuk është në diskutim. Jam i sigurtë për këtë. Kemi dhënë gjithçka që kemi mundur. Jemi futbollistë profesionistë dhe vendimet e trajnerit i shoh si motiv shtesë”, potencoi Jankoviç.

“Ne duhet të luajmë bukur dhe të kemi rezultate të mira. Kjo është kërkesa më e mirë. Nuk ka shumë filofozi”, përfundoi futbollisti i SPAL-it.


(Kosova Sot Online)