Solskjaer i frikësohet shkarkimit nga Man Unitedi

  • 08 October 2019 - 08:20
Solskjaer i frikësohet shkarkimit nga Man Unitedi

Ndeshja kundër Liverpoolit në “Old Trafford”, që do të zhvillohet pasi të përfundojnë ndeshjet e ekipeve kombëtare, mund të jetë vendimtare për fatin e Ole Gunnar Solskjaer si trajner i Manchester Unitedit.

Trajneri norvegjez Ole Gunnar Solskjaer beson se një disfatë në ndeshjen e radhës të Manchester Unitedit kundër Liverpoolit do të rezultonte me shkarkimin e tij nga pozita e trajnerit, raporton Daily Mail.

Solskjaer është nën shumë presion në karrigen e trajnerit, pasi që “Djajtë e kuq” e kanë shënuar fillimin më të keq të një sezoni të ri të Premierligës që 30 vjet, duke e humbur edhe ndeshjen e fundit, atë kundër Newcastle.

Duke folur të dielën, Solskjaer e përshkroi përballjen me Liverpoolin në Old Trafford më 20 tetor si ndeshjen e përsosur.

Megjithatë, Daily Mail raporton se privatisht ai frikësohet se një tjetër disfatë do ta shtonte presionin mbi bordin drejtues të klubit për të bërë ndryshime.

Emri i parë në listën e dëshirave të drejtuesve të United është ish-trajneri i Juventusit, Massimiliano Allegri, i cili gjatë kësaj periudhe pushimi, pas largimit nga Juventusi, ka bërë një kurs intensiv për të mësuar gjuhën angleze. 

(Kosova Sot Online)