Para ndeshjeve të Kosovës, Bundesliga kujton supergolin e Rashicës

  • 08 October 2019 - 10:13
Para ndeshjeve të Kosovës, Bundesliga kujton supergolin e Rashicës

Para ndeshjes të së enjtes të Kosovës kundër Gjibraltarit, faqja zyrtare e Bundesligës në rrjetin social Instagram e ka kujtuar supergoditjen e Milot Rashicës në ndeshjen kundër Augsburgut sezonin e kaluar.

Në fitoren 4:0 të Werder Bremenit kundër Augsburgut, të zhvilluar në stadiumin “Weserstadion” më 10 shkurt të këtij viti, ylli kosovar Milot Rashica kishte shkëlqyer me dy gola, në minutën e pestë dhe të 28-të.

Megjithatë, njëra prej atyre dy golave ka mbetur enden në mendjen e tifozëve të futbollit. Së fundi, atë gol e rikujtoi edhe faqja zyrtare e Bundesligës në rrjetin social Instagram.

“Thjesht uau! Tentim jashtëzakonisht i pabesueshëm i Milot Rashicës së Werder Bremenit”, shkroi mbi video e publikuar faqja e Bundesligës.

 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 

A post shared by Bundesliga (@bundesliga_en) on

“Raketa”, siç quhet Rashica në Gjermani, ishte heroi i ekipit gjerman në ndeshjen e fundit, duke ia shpëtuar një pikë me golin e shënuar në fund të ndeshjes nga pika e penalltisë.

Rashica kishte munguar disa javë në fushën e blertë, përfshirë këtu për dy ndeshjet e Kosovës në muajin shtator – kundër Çekisë dhe Anglisë – mirëpo ai do të jetë në dispozicion të trajnerit Bernard Challandes për ndeshjet e këtij muaji.

Kosova fillimisht do ta zhvillojë të enjten ndeshjen miqësore kundër Gjibraltarit e pastaj, të hënën, do të përballet me Malin e Zi në kuadër të kualifikimeve për Kampionatin Evropian 2020. 

(Kosova Sot Online)