Kriza e Man Unitedit: Legjendat e klubit e japin mendimin e tyre

  • 08 October 2019 - 13:39
Kriza e Man Unitedit: Legjendat e klubit e japin mendimin e tyre

Pas humbjes së fundit të Manchester Unitedit kundër Newcastle, që e lë klubin të renditur në pozitën e 12-të në tabelën e Premierligës, shumë ish-futbollistë të ‘Djajve të kuq” e dhanë mendimin e tyre për situatën në klub.

Manchester Unitedi e ka shënuar pikën më të ulët në epokën pas pensionimit të Alex Fergusonit. Pas disfatës kundër Neëcastle të dielën, klubi radhitet në pozitën e 12-të në tabelën e Premeirligë, me dy fitore nga tetë ndeshje të zhvilluara dhe me vetëm pesë fitore qysh nga marsi.

Pas transferimit të Harry Maguire, Daniel Jamesit e Aaron Wan-Bissakas në verë, optimizmi ishte i lartë në Old Trafford, ku një pozitë në top katërshe të Anglisë u cilësua si qëllim i arritshëm pas fitores 4:0 kundër Chelseat në ndeshjen hapëse të sezonit.

Por, që nga atëherë, gjërat kanë shkuar duke u përkeqësuar për Ole Gunnar Solskjaerin, i cili e ka pranuar edhe vetë se do ta ketë të vështirë ta sigurojë një vend në top gjashtëshe të Anglisë.

Një skenar i tillë do të ishte i paimagjinueshëm në ditët e Alex Fergusonit dhe një numër i ish-lojtarëve të klubit, që kishin luajtur nën drejtimin e skocezit, e kanë dhënë mendimin e tyre dhe e kanë shprehur zemërimin.

Gary Neville: Nuk mendoj se djaloshi në krye duhet të jetë më aty. Ai e ka pasur mundësinë e tij, por kjo është një tjetër histori. Bordi ka nevojë ta mbajë qetësinë. Ata janë përgjegjës për këtë me rekrutimin e tyre të dobët, zgjedhjen e dobët të trajnerëve – emërimin e tyre e pastaj shkarkimin e menjëhershëm.

Ryan Giggs: Unë e shoh çfarë po bën Ole dhe e mbështes atë. Ai i ka sjellë tre lojtarë, por atyre me siguri u duhet shtatë apo tetë. Atij i duhet katër-pesë lojtarë. Por, nuk mund ta bësh këtë brenda një afati kalimtar, kështu që duhet të kesh durim sepse është proces i ngadaltë. Ka pasur nevojë për atë që ai po tenton ta bëjë. Atij i duhet kohë.

Robin van Persie: Si trajneri, kur ekipit tënd i mungon vetëbesimi, ti duhet t’i ngresh ata lart; kur ekipi yt ka më tepër sesa që duhet vetëbesim, ti duhet t’i mbash ata me këmbë në tokë. Për momentin, bazuar në intervistat e tij dhe në atë që e kam parë në ndeshje, nuk jam i sigurt se ai di si t’i gjejë butonat këtu.

(Kosova Sot Online)