Kështu duket tabela e IPKO Superligës pas ndeshjeve të sotme

  • 08 October 2019 - 17:15
Kështu duket tabela e IPKO Superligës pas ndeshjeve të sotme

Sot është kompletuar xhiroja e nëntë e IPKO Superligës së Kosovës në futboll. Ballkani e ka marrë i vetëm kryesimin falë gabimit të Dritës në Drenicë, ndërsa dy skuadrat gjilanase e ndajnë pozitën e dytë

Sot janë zhvilluar dy ndeshjet e fundit të xhiros së nëntë të IPKO Superligës së Kosovës në futboll.

Ballkani e ka marrë i vetëm kryesimin në tabelë me 20 pikë të grumbulluara pas fitores me epërsi minimale ndaj Prishtinës, 1:0.

Therandasit për këtë shkëputje duhet t’i falënderohen edhe Dritës, e cila dështoi sot në Drenicë, duke barazuar 1:1 edhe pse ishte në epërsi deri në fund të ndeshjes.

Tash, Drita ka dy pikë më pak se ekipi i Ismet Munishit, respektivisht 18 pikë, sa ka edhe rivali lokal, Gjilani, i cili e mundi sot Dukagjinin me rezultat minimal, 1:0.

Llapi pas humbjes në shtëpi nga Ferizaj bie në pozitën e katërt, kurse kampioni aktual, Feronikeli, pas barazimit me Trepçën ’89 në udhëtim përfundon në pozitën e pestë.

E Prishtina, e cila e ka një ndeshje më pak të zhvilluar, pas humbjes nga Ballkani gjendet në pozitën e gjashtë.

Image

(Kosova Sot Online)