Kosova e kryen stërvitjen e dytë, në mungesë të Muriqit dhe me Rashicën e ndarë nga grupi

  • 08 October 2019 - 21:32
Kosova e kryen stërvitjen e dytë, në mungesë të Muriqit dhe me Rashicën e ndarë nga grupi

Bernard Challandes e ka kryer stërvitjen e dytë me ekipin kombëtar të Kosovës, me vetëm dy një mungesë të theskuar, sulmuesin Vedat Muriqi, ndërkohë që Milot Rashica u stërvit i veçuar.

Kombëtarja e Kosovës u mblodh të hënën për t’i nisur përgatitjet për ndeshjet e tetorit, dhe sot në mbrëmje e krue stërvitjen e dytë.

Trajneri zviceran i pati në dispozicion të gjithë futbollistët, përveç sulmuesit të Fenebahçes, Vedat Muriqit, i cili për shkak të shqetësimeve të vogla shëndetësore, ka qëndruar në hotel për pushim.

Ndërkohë, ylli i Werder Bremen Milot Rashica ka stërvitur i veçuar nga pjesa tjetër e ekipit, duke pasur parasysh se është rikthyer vetëm pak javë më parë nga lëndimi.

Kosova do t’i vazhdojë përpjekjet për t’u kualifikuar në Kampionatin Evropian në tentimin e saj të parë, pasi më 14 tetor do të jetë nikoqire e Malit të Zi në stadiumin Fadil Vokrri në Prishtinë.

Por, para përballjes me Malin e Zi, Kombëtarja dardane do ta luajë një ndeshje miqësore, po ashtu në kryeqytet, kundër Gjibraltarit këtë të enjte pasdite.

Pas pesë xhirove, Kosova gjendet në vendin e tretë, por me shanse shumë të mira për ta arritur kualifikimin, sepse ngel vetëm një pikë prapa Republikës së Çekisë, e cila pozicionohet në vendin e dytë, i cili dërgon direkt në Euro 2020. Anglia, ndërkohë, është lidere e Grupit A me gjasa shumë të mëdha për ta fituar atë.

Për këto ndeshje, trajneri zviceran do të ketë skuadër më të kompletuar, pas rikthimit të yllit të Ëerder Bremen, Milot Rashica, mesfushori Herolind Shala dhe Benjamin Kolollit, të cilët munguan në ndeshjet e shtatorit shkaku i lëndimeve. 


(Kosova Sot Online)