Milani, 9 trajnerë të ndryshmë gjatë 5 vjetëve

  • 08 October 2019 - 23:10
Milani, 9 trajnerë të ndryshmë gjatë 5 vjetëve

Që prej shkarkimit të Massimiliano Allegrit në janar të 2014-s, Milani i ka pasur plot tetë trajnerë të ndryshëm dhe Stefano Pioli do të bëhet trajneri i nëntë i kuqezinjve brenda kësaj periudhe.

Milani i ka ndërruar shpesh trajnerët dhe mbase është ndihmuar nga fakti se gjatë kësaj periudhë, klubi i ka pasur tre pronarë të ndryshëm dhe drejtorë të shumtë.

Pas shkarkimit të Allegrit, ndihmës trajnerin Mauro Tassotti e udhëhoqi skuadrën për një ndeshje para se Clarence Seedorf të emërohej për pjesën e mbetur të sezonit.

Pippo Inzaghi u promovua nga ekipi i të rinjve për ta udhëhequr ekipin e parë por zgjati vetëm një sezon.

Sinisa Mihajlovic u emërua pas tij dhe u shkarkua në prill të 2016-s. Skuadrën e mori në dorë Cristian Brocchi deri në fund të atij sezoni.

Vincenzo Montella ishte i rrallë në këtë periudhë, pasi ishte i vetmi që qëndroi në pozitë për më shumë se një sezon të plotë dhe ishte i vetmi që fitoi trofe, duke triumfuar në Superkupën e Italisë kundër Juventusit.

Montella u shkarkua në fund të nentorit 2017 dhe në vend të tij erdhi Gennaro Gattuso, i cili ishte trajner i ekipit të të rinjve.

Gattuso ishte trajner gjatë sezonit 2018/19 dhe pastaj dha dorëheqje para se klubi ta shkarkonte, duke e ndërprë kontratën.

Marco Giampaolo u emërua në verë, por u shkarkua pas vetëm shtatë ndeshjeve dhe 111 ditëve në pozitë, që është rekord për klubin.


(Kosova Sot Online)