Lëndimi e detyron Mbappen të largohet nga Kombëtarja e Francës

  • 09 October 2019 - 09:34
Lëndimi e detyron Mbappen të largohet nga Kombëtarja e Francës

Kylian Mbappe është tërhequr nga ekipi kombëtar i Francës për shkak të një lëndimi që e kishte pësuar së fundi. Lajmin e ka konfirmuar Federata e Futbollit e Francës.

Ylli francez i Paris Saint-Germainit do të mungojë në dy ndeshjet e “Les Blues” në kuadër të kualifikimeve për Kampionatin Evropian 2020,  kundër Islandës të premten dhe kundër Turqisë të hënën.

“Pasi folëm me lojtarin, i cili ka qenë duke u trajtuar për një lëndim që nga e hëna, dhe menaxherin e skuadrës së Francës, Franck Le Gall, Didier Deschamps vendosi ta kthejë lojtarin te klubi i tij, Paris Saint-Germain”, thuhet në deklaratën e lëshuar nga Federata e Futbollit e Francës.

“Kylian Mbappe do të largohet nga Clairefontaine të mërkurën në mëngjes. Stafi i ekipit kombëtar të Francës i uron Kylianit shërim të shpejtë”.

415717

Sulmuesi i Borussia Monchengladbachut, Alassane Plea, është ftuar në vend të Mbappes dhe ai pritet që të arrijë në Clairefontaine të mërkurën.

Mbappe ishte inkuadruar në dy ndeshjet e fundit të Paris Saint-Germainit, duke hyrë në lojë nga stoli në pjesën e dytë të ndeshjeve, pas lëndimit muskulor që e kishte mbajtur larg skuadrës së PSG-së për një muaj.

Megjithatë, 20-vjeçari e pësoi një lëndim në të njëjtin vend sërish gjatë 30 minutave lojë që i bëri në fitoren 1:0 kundër Galatasarayt, në kuadër të Ligës së Kampionëve dhe tani ai po përballet me një lëndim tjetër.

Mbappe i ka bërë gjithsej katër paraqitje në të gjitha garat për PSG-në këtë sezon, duke i shënuar dy gola dhe duke i bërë dy asiste. PSG-ja shpreson se Mbappe do të rikuperohet në kohë për ndeshjen kundër Nice, më 18 tetor.

Kampioni në fuqi i Ligue 1 është sërish në kreun e ligës elitare të futbollit francez, duke mbajtur epërsinë prej dy pikësh ndaj Nantesit, që radhitet në pozitën e dytë në tabelë. 

(Kosova Sot Online )