Reagimi dramatik i bashkëshortes së futbollistit në stadium

  • 09 October 2019 - 10:13
 Reagimi dramatik i bashkëshortes së futbollistit në stadium

Rumunia Andreea Hanca nuk mundi t’i kontrollojë emocionet përderisa po e mbështeste bashëshortin e vet, mirëpo reagimi i saj ndryshoi plotësisht kur e kuptoi se po e incizojnë kamerat televizive.

Zeshkania ishte në tribunat e stadiumit duke e përcjellë bashkëshortin e saj, Sergiu, 27-vjeçarin, duke luajtur për KS Krakowën në barazimin 1:1 kundër Gornik Zabrze, në kuadër të ligës polake.

Andrea ishte duke e shijuar ndeshjen, duke bërtitur nga vendi i saj në stadium, përderisa rreth qafës e mbante një shallë për ta shfaqur mbështetjen e saj për skuadrën e bashkëshortit.

Por, kur e kuptoi se reagimet dramatike të saj ishin kapur nga kamerat televizive, ajo u turpërua dhe filloi të buzëqeshë.

Bashkëshorti i saj, që ka luajtur në katër ndeshje të Kombëtares së Rumanisë, u ndëshkua me karton të verdhë gjatë ndeshje.

Çifti e ka një djalë dhe jetojnë bashkë në kryeqytetin polak.

Kjo nuk është hera e parë që Andreea ka qenë në qendër të vëmendjes së mediave. Gazetat polake kishin raportuar se ajo ishte sulmuar nga tifozët e klubit të vjetër të Sergiut, Dinamo Bucharest. Ajo ishte kapur nga kamerat duke e festuar golin që e kishte shënuar bashkëshorti i saj në disfatën me rezultat 4:1 kundër Astra Giurgiu, duke i zemëruar kështu tifozët. 

(Kosova Sot Online)