Ramosi shfaqet në Instagram pa tatuazhet e tij

  • 09 October 2019 - 10:20
Ramosi shfaqet në Instagram pa tatuazhet e tij

Kapiteni i Real Madridit, Sergio Ramos, i befasoi ndjekësit e tij në rrjetin social Instagram duke e publikuar një fotografi ku i shihet shpina e zhveshur, mirëpo mungojnë tatuazhet e tij të famshme.

Fotografia e publikuar i la 35.3 milionë ndjekësit e Ramosit të habitur pasi që tatuazhet e qendërmbrojtësit spanjoll janë bërë pjesë ikonike e imazhit të tij, për shkak të mbi 30 tatuazheve që ai i ka bërë në trup.

 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 

A post shared by Sergio Ramos (@sergioramos) on

Madje edhe në dasmën e tij me Pilar Rubion, çifti i nxiti të gjithë të ftuarin të bënin tatuazh të njëbrirëshit.

Postimi i tij i fundit e kishte hastagun #CleanSheet duke iu referuar shpinës së tij pa tatuazhe në foto, mirëpo hashtagu #ad bën të ditur se postimi i tij ishte si promovim për ndonjë kompani dhe se ai nuk e ka ndërmarrë procedurën e fshirjes së tatuazheve.

 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 

A post shared by Sergio Ramos (@sergioramos) on


(Kosova Sot Online)