Policia s’i lejon futbollistët serbë të hyjnë në Kosovë

  • 09 October 2019 - 11:17
Policia s’i lejon futbollistët serbë të hyjnë në Kosovë

Ndeshja e planifikuar të zhvillohet sot në orën 15:00 mes klubit serb nga Kosova, Trepça, dhe Crvena Zvezdas në territorin e Kosovës nuk do të zhvillohet. Forcat policore në Jarinë ua kanë ndaluar hyrjen futbollistëve serbë.

Federata e Futbollit e Kosovës kishte lajmëruar se ndeshja nuk do të zhvillohet dhe për këtë gjë kishte kërkuar ndihmë nga Policia e Kosovës, e cila e kishte detyrën për t’i ndalur futbollistë serbë të hyjnë në territorin e Kosovës.

FFK-ja e ka kundërshtuar pjesëmarrjen e klubeve serbe nga Kosova në garat e Serbisë, duke insistuar se vetëm ajo ka të drejtë të organizojë gara në territorin e Kosovës dhe për këtë tentim të Serbisë për të ndërhyrë në territorin kosovar është ankuar edhe në UEFA e FIFA.

Drejtori i Trepçës, Bojan Jaksic, e konfirmoi për mediumin serb Telegraf.rs se ndeshja e Kupës së Serbisë mes dy klubeve nuk do të zhvillohet.

I pranishëm në Jarinë ishte edhe presidenti i Listës Serbe, Goran Rakic.

(Kosova Sot Online)