ROSU nuk e lë Crvena Zvezdën të futet në Kosovë

  • 09 October 2019 - 11:36
ROSU nuk e lë Crvena Zvezdën të futet në Kosovë

Crvena Zvezda ka mbërri në kufirin e Jarinjës, ku është ndalur nga njësia speciale e Policisë së Kosovës, ROSU. Me këtë rast, klubit serb nuk i është lejuar futja në territorin e Kosovës, ku planifikonte ta zhvillonte ndeshjen e Kupës së Serbisë ndaj Trepçës serbe.

Kontingjenti i ekipit serb, Crvena Zvezda ka mbërri në pikën kufitare të Jarinjës, përmes të cilit pretendonte të futej në territorin e Republikës së Kosovës për ta zhvilluar ndeshjen e Kupës së Serbisë ndaj Trepçës serbe.

Njësia Speciale e Policisë së Kosovës, ROSU nuk e ka lejuar klubin serb të futet në territorin e Kosovës. 

(Kosova Sot Online)