Juventusi planifikon përfshirjen e dy lojtarëve në shkëmbim me Pogban

  • 09 October 2019 - 13:29
Juventusi planifikon përfshirjen e dy lojtarëve në shkëmbim me Pogban

Juventusi thuhet se po planifikon të shkëmbejë Emre Can dhe Mario Mandzukic për Paul Pogban e Manchester Unitedit këtë janar.

Pogba qëndroi te Unitedi gjatë verës, por mesfushori duket se nuk ka dëshirë të luajë për Djajtë e Kuq.

Pagesat për Iute Credit nga tani mund t’i realizoni në pikat e CAPITAL RIA.

Me këtë në mendje, si dhe me Real Madridin në dukje të tërhequr nga gara, Pogba mund ta ketë vetëm një destinacion.

Sipas gazetës italiane Tuttosport, të gjitha rrugët mund ta çojnë mesfushorin francez te Juventusi.

Francezi fitoi katër Scudetto me Bianconerët përpara se të transferohej përsëri në Old Trafford në vitin 2016 për një tarifë rekord në atë botë për 110 milionë euro.

Lexo po ashtu:

Legjenda e Unitedit, Ince: Pogba po kërkon të largohet në janar

Gazeta shton se Zonja e Vjetër është e gatshme t’i ofrojë Unitedit shërbimet e gjermanit Emre Can dhe kroatit Mandzukic në këmbim të 26-vjeçarit.

Dyshja u lanë kohëve të fundit jashtë skuadrës së Juventusit në Ligën e Kampionëve dhe do të forconin pozicionet problemore për Unitedin.

(Kosova Sot Online)