Dybala mbetet në Juventus edhe pas janarit

  • 09 October 2019 - 16:48
Dybala mbetet në Juventus edhe pas janarit

Sulmuesi argjentinas nuk do të largohet nga Torino së paku deri në verën e vitit të ardhshëm

Paulo Dybala nuk do të largohet nga Juventusi gjatë janarit.

Në fakt, kampioni italian nuk do të lë të largohet sulmuesin argjentinas, përkundër interesimit të klubeve të mëdha për të.

“Calciomercato” shkruan se interesim për ish-futbollisitn e Palermos kanë shfaqur Manchester United dhe Tottenham, të cilët e donin atë edhe gjatë verës.

Dëshirë e Dybalas është të qëndrojë në Torino, prandaj “Zonja e Vjetër” nuk e ka ndërmend të heq dorë nga ai.

Mbi të gjitha për faktin se Mario Mandzukic pritet të largohet nga Bardhezinjtë në afatin kalimtar të janarit.

Trajneri Maurizio Sarri ka mbetur i impresionuar me argjentinasin në ndeshjet e fundit, sidomos kundër Interit, ku ai shënoi gol të bukur. 

(Kosova Sot Online)