Tottenhami, opsion interesant për Mourinhon

  • 09 October 2019 - 16:59
Tottenhami, opsion interesant për Mourinhon

Trajneri portugez do të ishte i interesuar për t’u rikthyer në Premierligë, këtë radhë duke iu bashkuar Tottenhamit, si pasardhës i Mauricio Pochettinos

Jose Mourinho do të ishte i interesuar për një rikthim sensacional në Premierligë.

Sipas mediave të huaja, trajneri portugez është i gatshëm ta marrë në dorë Tottenhamin, nëse ky i fundit e shkarkon trajnerin Mauricio Pochettino.

56 vjeçari është i papunë qe afro një vit që kur ishte shkarkuar nga Manchester Unitedi në dhjetor të vitit 2018.

Dhe, ish-trajneri i Chelseat, Interit dhe Real Madridit thuhet se po e pret një klub adekuat për t’u rikthyer.

Mediat britanike shkruajnë se Tottenhami mund t’ia japë Mourinhos këtë mundësi.

Ndërkohë, thuhet se “Special One” është në opsion edhe të Real Madridit, si pasardhës i Zinedine Zidanet.

(Kosova Sot Online)