“E shpëtuam Milanin në falimentimi dhe rënia në Serie D”

  • 09 October 2019 - 20:53
“E shpëtuam Milanin në falimentimi dhe rënia në Serie D”

Milani ka prezantuar sot trajnerin e ri Stefano Pioli, i cili mori vendin e Marco Giampaolos, i shkarkuar pas vetëm 7 javësh kampionat, ndërsa Administratori i Deleguar i kuqezinjve, Ivan Gazidis zbuloi se kuqezinjtë kanë shmangur një skenar të rrezikshëm.

“Fillimisht duhet të falënderoj Giampaolon, që është një trajner dhe njeri i mirë dhe do bëjë mirë kudo që të shkojë. Ishte një vendim i vështirë, por i marrë në mënyrë unanime. Unë e kuptoj acarimin e tifozëve, por ata duhet të dinë se ishim në një situatë mjaft të vështirë financiare dhe rrezikonim të zbrisnim në Serinë D, ashtu siç ndodhi me Parmën. Po ndjekim një rrugë që do të na nxjerrë shumë shpejt nga vështirësitë dhe më pas do të tentojmë ngritjen e klubit aty ku i takon”, tha Gazidis.

Në lidhje me Piolin, ish drejtuesi i Arsenalit tha se e vlerëson si një trajner që ka treguar vazhdimisht se di të punojë me futbollistët e rinj dhe të marrë më të mirën prej tyre, cilësi këto që ndikuan në përzgjedhjen e emrit të tij.

(Kosova Sot Online)