Argjentina pa Messin i shpëton humbjes kundër Gjermanisë, falë Ocampos

  • 09 October 2019 - 23:02
Argjentina pa Messin i shpëton humbjes kundër Gjermanisë, falë Ocampos

I ardhur nga stoli, Lucas Ocampos me një gol të vonshëm e ka shpëtuar Argjentinën nga humbja kundër Gjermanisë në një ndeshje miqësore në Dortmund.

Në mungesë të kapitenit Lionel Messit, Argjentina e gjeti veten në disavantazh prej dy golave menjëherë në fillim të takimit, por dy gola nga Lucas Alario dhe Lucas Ocampos në fund të pjesës së dytë, i siguruan një barazim 2:2 skuadrës së Lionel Scalonit të mërkurën në Signal Iduna Park.

Kombëtarja nga Amerika Jugore, me të cilën nuk udhëtoi fare drejt Dortmundit ylli i Barcelonës Lionel Messi, e nisi shumë dobët takimin ndaj një skuadre të re të Joachim Loë.

Serge Gnabry i Bayern Munich shënoi një solo gol të bukur pas vetëm një çereku lojë, duke i dhënë Gjermanisë epërsinë.

Vetëm shtatë minuta më vonë, talenti i Bayer Leverkusen Kai Havertz e dyfishoi epërsinë për gjermanët pas një kundërsulmi të shpejtë.

Alario e ktheu Argjentinën në lojë kur shënoi një supergol me kokë pas harkimit nga Marcos Acuna në minutën e 66-të.

Ocampos, i ardhur nga banak rezervë në fillim të pjesës së dytë, e mposhti Marc-Andre ter Stegenin me një goditje në shtyllën e parë nga afërsia pesë minuta para fundit të ndeshjes. 

(Kosova Sot Online)