Guardiola: S’e shesim Fodenin as për 500 milionë euro

  • 10 October 2019 - 12:27
Guardiola: S’e shesim Fodenin as për 500 milionë euro

Trajneri spanjoll është i vendosur ta mbajë talentin e tij në ekip në një periudhë afatgjate. 19 vjeçari po konsiderohet si David Silva i ri

Pep Guardiola ka dhënë fjalë të mëdha për talentin e Manchester Cityt, Phil Foden.

Madje, trajneri spanjoll e ka krahasuar talentin anglez me David Silvan.

Trajneri i “Citizens” insiston se nuk do ta shiste 19 vjeçarin as për 500 milionë euro.

Foden ka shpërthyer këtë sezon në “Etihad Stadium”, ndërsa “Citizens” presin shumë nga ai.

Edhe pse ka konkurrencë me lojtarët me përvojë për të luajtur nga minuta e parë, trajneri Guardiola po ia jep atij rastin të luajë kohë pas kohe.

Foden pritet të bëhet lojtar i madh dhe ai është në duar të sigurta.

(Kosova Sot Online)